Edhe te Milani shorti për fazën play-off të Ligës së Evropës është pritur me interesim.
Në një dhomë në ambientet e klubit kuqezi drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli, trajneri Vicenzo Montella, ish portieri Cristian Abiati dhe mbrojtës dhe transferimi më i shtrenjtë Leonardo Bonucci e kanë shikuar drejtpërdrejt shortin.
Kur dëgjuan emrin e Shkëndijës të gjithë u shtangën, ndërsa përgjegjësi për komunikim i klubit bëri një kërkim të shpejtë në internet dhe tha se do të jetë një derbi kuqezi.
Pastaj të gjithë kapën telefonat që të kërkonin më shumë për klubin shqiptar që do ta kenë kundërshtarë në ndeshjen e radhës në Ligën e Evropës.
Menjëherë nisi interesimi për distancën dhe aeroportin e Shkupit sa larg stadiumit ishte. /Telegrafi/