Damat e famshme shpesh i marrim si idhull të bukurisë dhe i shpallim pothuajse të përsosura, me të cilin rast i injorojmë të metat e tyre që janë më se të dukshme
Gjithsesi, nuk është fjala për të metat drastike, mirëpo ato i bëjnë më pak të përsosura sesa ne shpesh mendojmë, transmeton Telegrafi.
Shikoni për cilat dama të famshme është fjala dhe cila është “e meta” e tyre më e madhe.
Gisele Bündchen
Këmbët e gjata dhe shtati i hollë manekinen e famshme e kanë bërë njërën ndër më të paguarat në botë, mirëpo mungesa e saj është që nuk ka bel shumë të theksuar, gjë që është shumë me rëndësi për manekinet, të cilat reklamojnë veshjet e brendshme. Mirëpo, rregullat janë për t’u thyer, andaj kjo mungesë për Gisele kurrë nuk ka paraqitur pengesë.
Kim Kardashian
Starleta e njohur është një ndër ato, e cila kanë arritur që mungesën e vet ta shndërrojë në përparësi dhe fjala është për kërdhokulla të gjera dhe vithe të mëdha.
Uma Thurman
“Mungesa” themelore fizike e aktores së famshme janë shputat e mëdha, të cilat shpesh i thekson edhe më shumë me këpucë të rrafshëta të cilat i parapëlqen.
Emilia Clarke
Mungesa e saj është për shkakun se është e gjatë vetëm 1,52 cm, ndërsa bukuria e saj, sipas mendimit të shumicës, nuk hyn në “standardet e Hollywoodit”.
/Telegrafi/