Telegrafi

Të mërkurën zhvillohen tri sfida në Superligën e Kosovës

(Foto: ffk-kosova.com)

Superliga e Kosovës vazhdon me xhiron e 11-të, ndërsa gjatë ditës së sotme (e mërkurë) janë në orar tri takime, të cilat fillojnë në orën 13:30.

Kampioni Drita është mysafir i Trepçës ’89 në përpjekje për t’iu afruar sa më shumë Ballkanit në krye të tabelës.

‘Intelektualët’ pozicionohen në vend të dytë me gjashtë pikë më pak se lideri, por i kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Prishtina është nikoqir i Arbërisë dhe ka për objektiv rikthimin te fitorja pas humbjeve të njëpasnjëshme. Derisa në situatë të ngjashme është edhe ekipi nga Dobraja.

Besa dhe Drenica zhvillojnë një tjetër takim të rëndësishëm duke tentuar të grumbullojnë pikë të nevojshme. /Telegrafi/