Organizata joqeveritare ‘EC Ma Ndryshe’ ka ftuar të gjithë qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës që t’i bashkohen në protestë, ku do të kërkohet llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tre vjeçares, Xheneta Gashi në fillim të javës në Prizren.
Protesta do të mbahet më 15 qershor (e mërkurë), në Sheshin Shadërvan të Prizrenit, duke filluar në orën 12.00.
“Protesta qytetare do t’i ketë dy kërkesa: dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe dy ministrave të qeverisë së Kosovës, atij të kulturës dhe atij të planifikimit hapësinor, si dhe ndjekjen penale të të gjithë përgjegjësve institucionalë që me mosveprimin e tyre shkaktuan tragjedinë”, thuhet në njoftimin e organizatës ‘EC Ma Ndryshe’./Telegrafi/