Këshilli Organizativ i protestës, Bashkësia lokale “Dardania” në Tetovë, përmes një komunikate me shkrim i njofton qytetarët e Tetovës për vendimin e tyre për të protestuar lidhur me problemin e deponisë së egër në hyrje të qytetit të Tetovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Ju informojmë që ditën e mërkurë, me datë 20 Korrik 2016, me fillim në ora 12:00, ne banorët e lagjes Dardania në Tetovë organizojmë një protestë dhe njëkohësisht thërrasim gjithë bashkëqytetarët, si dhe shoqatat e ndryshme të Tetovës të na bashkohen për të shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë në lidhje me deponinë e egër që ndodhet tash sa vite në hyrje të qytetit të Tetovës”, thuhet në komunikatën e Bashkësisë lokale “Dardania” në Tetovë.
Protesta e paralajmëruar do të mbahet përpara objektit të Komunës së Tetovës./Telegrafi/