Site icon Telegrafi

Të mërkurën Podujeva pa ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të pastrimit të rezervuarëve në qytetin e Podujevës, të mërkurën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në tërë këtë qytet.

“KUR ‘Prishtina’ njofton të gjithë konsumatorët e qytetit të Podujevës, se më 22 korrik 2015, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për këtë qytet në tërësi. Konsumatorët e qytetit të Podujevës këtë ndërprerje uji do e kenë nga mëngjesi e deri në orët e mbrëmjes, varësisht nga koha që do e merr pastrimi i rezervuarëve”, është thënë në njoftimin e kësaj kompani raporton Telegrafi.

Shkak i kësaj ndërprerje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit , duke qenë obligim i yni që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët tanë në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së largu njëherë brenda vitit.

Pastrimi i rezervuarëve shërben për ruajtjen e cilësisë së ujit të pijshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version