Telegrafi

Të mërkurën ose të enjten një tjetër transfer i Realit

“Transferimi i ri do të ndodhë ose sot (të mërkurën) ose nesër (të enjten). Mirëpo nuk do të them se kush do të vijë, derisa të kompletohet marrëveshja.

I pyetur nëse do ta transferojë David Villan ose Diego Forlanin, Perez u përgjigj: “Po më vini në pozitë të palakmueshme. Më pëlqejnë të dy lojtarët. Mirëpo Valencia dëshiron ta mbajë Villan, ndërsa Atletico dëshiron që Forlan të mbetet. Dhe meqenëse është kështu, atëherë ne nuk do të jemi në gjendje ta transferojmë asnjërin nga ata”.