Telegrafi

Të mërkurën, në Gjakovë prezantohet super jahti INTERSTELLAR, prodhuar në Kosovë

Të mërkurën, në Gjakovë prezantohet super jahti INTERSTELLAR, prodhuar në Kosovë

Me datën 28 korrik, në Gjakovë, mbi ujin e Liqenit të Radoniqit do të shkruhet historia e do të thyhen rekorde!

Lexo po ashtu Çfarë pritet të ofrojë super jahti Made in Kosova që prezantohet nesër në Gjakovë?

Është kompania vendore Koshi Group e cila do ta prezantojë super jahtin e prodhuar në Kosovë, të quajtur “Interstellar”.

Pamjet e para të këtij jahti tregojnë se bëhet fjalë për një super jaht i cili thuhet se do të jetë më i shpejti në botë!

Përveç shpejtësisë, detajet e fibrave të karbonit i japin pamjen luksoze dhe nuk mbetet gjë tjetër pos një ngjarje që nuk duhet ta humbisni!

Më 28 korrik, duke filluar nga ora 10:30, prezantimi i këtij super jahti do të bëhet drejtpërdrejt në Facebook të Telegrafi.com dhe Koshi Group.