Telegrafi

Të mërkurën dezinsektohet Gostivari

Për shkak të kushteve atmosferike, aksioni për dezinsektimin nga toka në territorin e Komunës së Gostivarit i paralajmëruar për më datë  (13 Qershor – 2016) u prolongua deri në përmirësimin e Motit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga shërbimet e komunës së Gostivarit informojnë se data e re për realizimin e aksionit u caktua 22 qershori i këtij viti (e mërkurë),  duke i lajmëruar qytetarët e Komunës së Gostivarit, veçmas mbarështuesit e bletëve që t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e bletëve të tyre gjatë realizimit të aksionit të dezinsektimit.

Sipas njoftimit, dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje prej ora 21:00 deri në ora 1:00 dhe në orët e hershme të mëngjesit prej ora 03:00 deri në ora 06:00, por vetëm në kushte të mira atmosferike.

Në rast të kohës me shi ose me erës së fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme me kushte më të mira atmosferike.

Në bazë të planit paraprakisht të përgatitur për dinamikën e aktiviteteve, dezinsektimi do të realizohet në këto lokacione: Lumi Vardar – në pjesën e fshatit Raven, kanali për ujitje në lagjen Maleardi , lagja Fazaneria – përgjatë kanalit për ujitje dhe lumi Jahorka në fshatin Forinë.

Dezinsektimin do ta kryejë ndërmarrja e autorizuar për këtë lloj veprimtarie, ndërsa për dezinsektim do të përdorët Aqua-Kothrine tretur në bazë të kërkesave të Organizatës Shëndetësore Botërore (prej 50 deri 100 ml/hektar)./Telegrafi/