Ministria e Arsimit deklaron se nuk ka ndonjë vendim për mbylljen e kolegjit ”Yahya Kemal”, ndërkaq ministri Pishtar Lutfiu thotë se kolegji nuk do të mbyllet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lutfiu deklaroi për Alsat-M se kolegji i pltoëson të gjitha kushtet dhe se nga 1 shtatori do të fillojë me punë, duke demantuar informacione për gjoja mosnënshkrimin e ndonjë vendimi qeveritar, nga ana e tij.
Siç kanë deklaruar edhe më herët, edhe drejtuesit e kolegjit në fjalë nuk presin ndonjë vendim për mbylljen e kolegjit, që më herët u ndërlidh me puçin e dështuar ushtarak në Turqi./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qN-KYhRDse8