Site icon Telegrafi

Të mbijetuarit e zjarrit në kullën Grenfell në Londër do të kompensohen, shikoni në çfarë apartamente luksoze do të akomodohen (Foto)

Rreth 250 persona kanë mbetur pa kulm mbi kokë pas zjarrit të tmerrshëm që kaploi apartamentet e tyre në kullën Grenfell në Londër, por autoritetet e vendit kanë gjetur menjëherë një zgjidhje për ta, duke u blerë apartamente luksoze në vlerë prej 2 miliardë funte në një pallat në Kesington.

Pallati gjigant posedon hiq më pak se 500 apartamente prej një, dy dhe tre dhomëshe, kurse 68 prej tyre janë blerë nga qeveria për familjet që kanë humbur gjithçka në zjarrin që la të vdekur 79 persona gjatë javës së kaluar, transmeton Telegrafi.

Nga 250 banorët e kullës Grenfell, rreth gjysma prej tyre vazhdojnë të jetojnë në hotele, në kushte ekstreme nëpër parkingje apo brenda veturave, derisa të akomodohen në apartamentet luksoze gjatë muajit të ardhshëm.

Pallati gjigant posedon apartamente me dhoma të mëdha, ballkone që ofrojnë pamje panoramike të Londrës, derisa gjithashtu do të kenë qasje në pishina, sauna, kinema dhe palestrën brenda këtij pallati. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version