Telegrafi

Do të mbetet te Reali deri në vitin 2022: Gareth Bale me klauzolë marramendëse

Gareth Bale do të nënshkruajë një kontratë të re me Real Madridin, e cila do ta mbajë uellsianin te spanjollët deri në fund të sezonit 2021/22.

Sipas mediave spanjolle, Bale është bërë lojtari kryesor në ekipin e trajnerit, Zinedine Zidane që nga koha e transferimit të tij në vitin 2013.

Real Madrid do ti ofrojë kontratë gjashtë vjeçare me një klauzolë të largimit prej 500 milionë eurove, transmeton Telegrafi.

Interesimi i Manchester Unitedit ka bërë që drejtuesit e klubit ‘mbretëror’ të përshpejtojë negociatat.

Kujtojmë se së fundmi Toni Kroos ka zgjatur bashkëpunimin me madrilenët, ndërsa ditëve në vazhdim e njëjta gjë do të bëhet edhe me futbollistë të tjerë. /Telegrafi/