Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, shoqata qytetare ”Zelena Alternativa” reagon ndaj informacioneve për hapjen e një fabrike amerikane në Maqedoni për përpunimin e kanabisit.
Kjo shoqatë përshëndet hapjen e kompanisë së re për kultivimin dhe prodhimin e produkteve nga kanabisi dhe konsiderojnë se do të kontribuojë në konkurencën dhe uljen e çmimit të prodhimit.
Megjithatë, kjo shoqatë mendon se Maqedonia mund që ta bëjë një gjë të këtillë pa ndihmën e huaj, duke theksuar se vendi ka njerëz me kapcitet të dijes për kultivimin dhe prodhimin e produkteve nga kanabisi.
Shoqata i thërret institucionet e vendit që të ndihmojnë prodhuesit vendor, firmat vendore, që do të sjellte edhe punësime por do të kontribuonte në qëndrimin e kapitalit financiar brenda vendit, e jo të del jashtë.
Shoqata thotë se nuk kanë arritur që të gjejnë prodhime të kompanisë së përmendur, edhe pse thuhet që është ndër më të mirat në botë./Telegrafi/