Site icon Telegrafi

Të mbathurat (boksere) dhe paguri? Kombinim ideal i modës

Kush do të thoshte që paguri i çeliktë në brekë do të bëhej një ditë pjesë mode. Pikërisht këtë e ka bërë ekipi nga Speakeasy Briefs, i cili ka shtuar një xhep të vogël para topeve tuaja në të cilin mund ta vini pagurin tuaj.

Kjo copë hekuri një ditë do të mund t’jua shpëtojë jetën, aq më parë nëse dikush vendos t’u qëllojë në tope, transmeton Telegrafi.

Pantallona të këtilla janë modeluar nga numrat S deri XL, në dy ngjyra – të zeza, neon e kaltër dhe neon e gjelbër.

Pos për pagur, xhepi mund të shërbejë edhe për t’i vënë kartelat e kreditit, paratë kesh, madje edhe prezervativët.

Kjo linjë e të brendshmeve është sinonim i komoditetit, elegancës, prakticitetit dhe padyshim hijeshisë.

Pasioni, erotizmi dhe sensualiteti që mbart me vete ky kombinim i modës, bën që ajo të jetë një ndër më të preferuarat jo vetëm nga stilistët, por edhe nga klientët. /Telegrafi/

Exit mobile version