Site icon Telegrafi

Do të mbahet konferencë ndërkombëtare për sipërmarrësi tek të rinjtë në Maqedoni

Në organizim të Parlamentit studentor të Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodij’, prej sot deri më 5 mars në Krushevë do të mbahet Konferencë ndërkombëtare për studentët e ekonomisë dhe biznesit me temë ‘Biznes klimë dhe zhvillim të sipërmarrësisë tek të rinjtë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i konferencës, siç theksojnë organizatorët është që të mundësohet edukimi, bartja e përvojave personale dhe aplikative, dituri dhe mjeshtëri, si dhe të debatohet për pjesëmarrje të të rinjve në biznesin në Maqedoni, ndërsa njëherit edhe të theksohet nevoja dhe rëndësia e sipërmarrësisë për zhvillim ekonomik të shtetit, njofton AIM.

Në forum do të marrin pjesë mbi 150 studentë të ekonomisë dhe biznesit nga fakultetet ekonomike në Shkup, Lubjanë, Nish, Novi Sad dhe nga Kraguveci, para të cilëve do të flasin personalitete të larta, të dëshmuara dhe eminentë nga sfera e biznesit dhe shkencës do t’i shkëmbejnë dituritë dhe përvojat për hapje të rrugës drejt suksesit për ekonomistët e rinj. /Telegrafi/

Exit mobile version