Në Kuvendin e RM-së sot seanca do të mbajnë komisionet për arsim, për shkencë dhe sport, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, për mbikëqyrje ndaj punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim dhe për Politikë të Jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rend dite të Komisionit për arsim dhe shkencë janë Raporti vjetori për punën e Universitetit ‘Goce Dellçev’ në Shtip për vitin 2015/2016. Raporti për punën e rektorit të USHT-së për periudhën 2015/2016 dhe Raporti i rektorit të Universitetit për shkenca informative dhe teknologji ‘Shën Pali’-Ohër për punën e Universitetit për periudhën e vitit 2016, njofton AIM.
Në rend dite të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve janë Propozim-vendimet për emërime dhe për ndryshim të Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të RM-së. /Telegrafi/