Në një pompë derivatesh në Prishtinë, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin një shumë të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Një gjë e tillë, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë.
“Sot rreth orës 01:00, ne stacionin policor Jugu ne Prishtine, është iniciuar një rast Grabitje e Armatosur. Rasti ka ndodhur në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë, saktësisht në një pompe derivatesh, ku persona të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin një shumë të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Siç ka shtuar tutje Ahmeti, aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin. /Telegrafi/