Telegrafi

Të maskuar dhe me armë të ftohtë, hajnat vjedhin para të gatshme në një pompë derivatesh në Prishtinë

Një pompë derivatesh është plaçkitur në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga punëtorët e saj, të cilët kanë njoftuar policinë se deri sa ishin duke punuar, dy persona të maskuar nën kërcënimin e thikës i kanë marrë nga arka 225 euro.

Ndërkohë bëhet e ditur se të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Prishtinë 07.03.2020 – 03:40. Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve dy persona të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë, kanë arrit të marrin nga arka para të gatshme në vlerë rreth 225 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/