Reperi i njohur Gold Ag, në intervistën e dhënë për ‘Elite Zone’, në Tribuna Channel, iu është përgjigjur shumë pyetjeve provokative duke mohuar kategorikisht të flasë për jetën private.
Siç transmeton Tribuna, ai si në shaka e ka pranuar se është në lidhje duke mos dashur të tregojë diçka më shumë rreth kësaj.
I pyetur se çfarë lloj femrash i pëlqejnë, ai është shprehur se nuk ka rëndësi kjo, e rëndësishme është të jetë e moralshme.
Ndërsa se a do ta merrte për grua një femër që nuk është virgjine, Goldi është shprehur: “Ndoshta e kisha marrë mos të kisha pasur femër”.