Telegrafi

Të martën zhvillohet shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Nesër (e martë) tërhiqet shorti i çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Shorti tërhiqet nga ora 15:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Te hendbollistët në çerekfinale paraqiten Besa Famgas, Prishtina, Trepça, Rahoveci, Kastrioti, Vëllaznimi, Deçani e Vushtrria.

Ndërsa te hendbollistet në çerekfinale janë Istogu, Prishtina, Ferizaj, Vushtrria, Kastrioti, Shqiponja, Vëllaznimi, Jusuf Gërvalla.