Site icon Telegrafi

Të martën do të vazhdojnë protestat kundër gjuhës shqipe në Maqedoni

Gjatë ditës së martë do të vazhdojnë protestat e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, kundër Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë.

Përfaqësuesit e kësaj iniciative kanë protestuar për 45 ditë me radhë në qytete të ndryshme të Maqedonisë, pasi mendojnë se nëse pranohet Deklarata e përbashkët e partive shqiptare do ta rrezikohet karakteri unitar i shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” kanë lëshuar kritika të ashpra edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe ambasadorëve të huaj në vend, duke kërkuar nga ata të mos përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version