Site icon Telegrafi

Të martën do të ndërpritet furnizimi me ujë në tre lagje dhe një fshat të Prishtinës

Në kuadër të disa punimeve teknike-tokësore, kompania private “Berisha” ka bërë kërkesë në Kompaninë Rajonali të Ujësjellësit “Prishtina” për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm shkaku i kyçjes në gypin e vjetër të ujit me diametër FI 250 mm.

Sipas KRU “Prishtina”, të martën konsumatorët e lagjes “Qëndresa”, lagjes “Marigona 2”, lagjes “Qershia” dhe fshati Miradi, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ndërprerja do të filloj nga ora 08:00 deri 18:00. /Telegrafi/

Exit mobile version