Telegrafi

Të martën do të ketë ndërprerje të ujit në disa lagje të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak të punimeve në rrjet do të ketë ndërprerje të ujit.

Gjatë ditës së martë më 18 prill, duke filluar nga ora 09:00-15:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do mbesin lagjet: Qershia, Swiss Village, Marigona 2 Veternik, Nic, Qëndresa, Zona Industriale Çagllavicë.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, respektivisht ndërrimi i segmentit të linjës AC DN 250 mm me linjë të re HDPE”, njofton KRU “Prishtina”.

Realizimi i punimeve të tilla ndodh për një infrastrukturë ujore më funksionale dhe furnizim më të mirë me ujë të pijshëm./Telegrafi/