Site icon Telegrafi

Të martën starton turneu ‘TEB Tournament’

Në këtë turne, që pritet të jetë tradicional, krahas bardh e kaltërve dhe dy klubeve turke, do të marrë pjesë edhe ekipi shqiptar nga Shkupi, Liria.

Turneu fillon të martën, me ndeshjen Trabzonspor – Liria, që do të zhvillohet nga ora 17-45, për të vazhduar më pas me takimin Sigal Prishtina – Aliaga, nga ora 20:00.

Të mërkurën po ashtu do të zhvillohen dy takime: Aliaga – Trabzonspor (17:45) e Sigal Prishtina – Liria (20:00).

Kurse, turneu mbyllet të enjten me duelet e treta: Liria – Aliaga (17:45) e Sigal Prishtina – Trabzonspor (20:00). Të gjitha ndeshjet do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Fituesi i freskët i Superkupës po duket aktiv në organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Javë më parë, në Kosovë zbriti gjiganti turk Besiktas, me të cilin bardh e kaltrit i zhvilluan dy ndeshje miqësore.

Siç dihet, prishtinasit do të marrin pjesë sivjet në Ligën Ballkanike dhe po mundohen të zhvillojnë sa më shumë ndeshje kontrolluese, para sfidave të rëndësishme që i presin në këtë eveniment, por edhe në ETC Superligë. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version