Site icon Telegrafi

Të martën seancë e jashtëzakonshme për Nehat Thaçin

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të martën të mbahen dy seanca, në ora 10:00 dhe në ora 14:00. Seanca e orës 14:00 do të jetë e jashtëzakonshme dhe do të diskutohet për Nehat Thaçin.

Kështu bëri të ditur Albulena Haxhiu nga lëvizja Vetëvendosje.

Ajo tha Vetëvendosje mbështet iniciativën e deputetit Gëzim Kelmendi që të diskutohet në Kuvend për rastin e Nehat Thaçit, për të cilin institucionet e Republikës së Kosovës nuk po bëjnë asgjë për lirimin e tij.

Haxhiu tha se kjo është një arsye me shumë që të ndërpriten bisedimet me Serbinë.

Ndërsa Valdet Bajrami, nga Nisma për Kosovën tha se kjo Qeveri deri tash nuk ka bërë asnjë reagim për rastin e Nehat Thaçit.

Bajrami tha se nesër pret që Kuvendi të del me rekomandime të mirëfillta për rastin Thaçi.

Nga Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës foli kryetari i GP të AAK-së, Pal Lekaj, i cili tha se në mbledhjen e sotme u diskutua për rastin e policit të arrestuar në Serbi, për të cilin tash e 11 ditë nuk ka asnjë reagim nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se sa më parë duhet të ndërpriten bisedimet në Bruksel.

Lekaj foli edhe për bojkotin e Listës serbe, për të cilin tha se është i tepër. /Telegrafi/

 

Exit mobile version