Kuvendi i Kosovës bëri të ditur se të martën do të mbahet seanca plenare ku do të shqyrtohet Projektligji për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.
Pikë tjetër e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, do të jenë dy pikat tjera të seancës së Kuvendit. /Telegrafi/
Foto: Arkiv