Telegrafi

Të martën Prishtina mëson kundërshtarin nga shorti i Champions League të basketbollit

Të martën në selinë e FIBA Europe do të mbahet shorti për edicionin e Champions League.

Shorti për një nga garat më të mëdha të basketbollit evropian do të mbahet të martën nga ora 14:00.

Këtë e ka konfirmuar KB Prishtina me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Po ashtu është paralajmëruar prezenca e zyrtarëve të klubit kryeqytetas.

Prishtina është skuadra e vetme që e përfaqëson Kosovën në këtë garë të madhe evropiane. /Telegrafi/