Site icon Telegrafi

Të martën një pjesë e rrugës ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Të martën, për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura.

Prej ores 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Arkitekt Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Bajram Kelmendi”.

Po ashtu, do të jetë i mbyllur edhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës “Arkitekt Karl Gega” deri te udhëkryqi i rrugës “Qamil Hoxha” (lokacioni “te Pishat”). /Telegrafi/

Exit mobile version