Telegrafi

Të martën mbahet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

(Foto: ffk-kosova.com)

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se nesër (e martë) do të tërhiqet shorti për përballjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Tërheqja e shortit do të bëhet me fillim në orën 13:00 në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Nesër në ambientet e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, do të bëhet tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës”.

“Për shkak të konferencës për media, ku do të bëhet prezantimi i logos dhe fanellave të reja të Kombëtares, Komisioni i Garave vendosi që orarin e tërheqjes së shortit ta zhvendosë në orën 13:00”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Prishtina, Dukagjini, Istogu dhe Llapi janë skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës. /Telegrafi/