Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, të martën duke filluar nga ora 09:30 do të marshohet në Mitrovicë.
Kjo do të bëhet me qëllim të solidarizimit me të mbijetuarat e prekura nga kanceri i gjirit dhe sensibilizmit për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje, shkruan Telegrafi.
Kështu ka njoftuar Komuna e Mitrovicës, duke bërë të ditur se vend-takimi për fillimin e marshimit do të jetë para objektit të komunës për të vazhduar në sheshin “Isa Boletini”, sheshin “Mehë Uka”, deri tek sheshi “Adem Jashari”.
Njëkohësisht, komuna i ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesëmarrës në këtë marshim.
“Pjesëmarrja juaj në këtë marshim do të thotë solidarizim dhe mesazh për sensibilizim për këtë sëmundje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/