Projektbuxheti për vitin 2018-të, prej dy miliardë e 80 milionë euro, do të shqyrtohet të martën në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i ministrit të Financave, Lulzim Rafuna.
Në një intervistë për KosovaPress, Rafuna ka thënë se në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm parashihet heqja e taksave doganore për bizneset prodhuese si dhe hyrja në fuqi e rritjes prej katëër për qind të pagave për shërbyesit civilë.
Ai ka njoftuar se në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm do të kenë rritje buxhetore sektori i shëndetësisë, i arsimit, si dhe futja për herë të parë e skemave sociale.
Sipas tij, edhe komunat do të kenë rritje buxhetore.