Site icon Telegrafi

Të martën hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Komisioni i Garave njofton se shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet më 21 mars (e martë) në orën 12:00, në selinë e FFK-së.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Llapi, Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria.

Llapi eliminoi Malishevën pas penalltive, ndërsa Prishtina fitoi ndaj Ballkanit.

Gjilani e largoi nga garat Trepçën ’89, ndërsa Vushtrria fitoi nga Beharit.

Në fazë gjysmëfinale ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje.

Siç dihet fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin 2023/24./Telegrafi/

Exit mobile version