Site icon Telegrafi

Të martën hapet panairi për ndërtimtari, energjetikë, teknikë dhe patundshmëri

Nesër në Prishtinë hapet panairi EXPOKOS, ku ndërtimi, energjia, teknika dhe patundshmëria, do ekspozohen dhe do të diskutohen deri më 10 maj.

Panairi EXPOKOS, sjell kompani botërore të cilat kanë mundësinë e krijimit të partneriteteve afatgjata por edhe mundësinë e shitjes direkte pranë një numri të madh vizitorësh.

Pjesë e këtij edicioni të panairit EXPOKOS janë kompani nga Britania, Italia, Gjermania, Greqia, Turqia si dhe një numër i madh i kompanive nga vendi dhe shtetet e tjera të Ballkanit, të cilat për vizitorët e panairit do të prezantojnë risitë e fundit në fushat e tyre. Në këtë vit do të marrin pjesë edhe dhjetë kompani shqiptaro-britaneze të organizuara nga Oda Ekonomike Britanike.

Gjatë tri ditëve sa do të zgjasë panairi, vizitorët do të kenë mundësinë të ndjekin një sërë aktivitetesh përcjellëse, duke filluar nga prezantime mbi trendet aktuale të energjisë në Ballkan, tek projektet e patundshmërive, sigurimit të tyre deri te bashkëpunimi dhe mundësitë e tregut Kosovë-Shqipëri me Ukrainën.

Në fund, duke vizituar këtë panair çdo përfaqësues biznesi do të mund të njoftojë partner të ri por edhe çdo qytetarë do të ketë mundësinë që të gjejë kompaninë e përshtatshme për realizmin e kërkesave të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version