Site icon Telegrafi

A do të marrë pjesë presidenti Trump në takimin e 4 shtatorit?  

Një këshilltar i posaçëm i presidentit Donald Trump një ditë më parë ka thënë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë këtë javë do të përqendrohen tek zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si një stimul për t’i shtyrë politikanët e dy vendeve të zgjidhin problemet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka folur edhe lidhur me mundësinë që në këto takime të jetë i pranishëm edhe presidenti Trump.

“Sa i përket nëse presidenti do të marrë pjesë apo jo fizikisht në takimet të enjten ose të premten, mendoj se kjo ende nuk është përcaktuar”, tha ai.

Në komunikatën për media për tej bëhet e ditur se këshilltari i Donald Trump ka thënë se presidenti tashmë është pjesë e asaj për të shtyrë përpara proceset dhe duke i dhënë përparësi projekteve ekonomike.

Ai më tej tha se ajo çfarë duan të bëjnë të enjten është të ecin para drejt normalizimit të çështjeve  në fushën ekonomike.  /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version