Site icon Telegrafi

Te Manchester United ishin përgatitur për më të keqen nëse Greenwood rikthehej në ekip

Mason Greenwood është përjashtuar nga skuadra e Manchester United pas një hetimi të zgjatur nga klubi.

Djajtë e Kuq thuhet se ishin gati për ta rikthyer sulmuesin në skuadër, por u përballën me kundërshtime të brendshme nga ekipi i grave dhe disa anëtarë të bordit.

Athletic raporton se disa anëtarë të klubit menduan të futeshin në grevë nëse Greenwood do të ishte rikthyer në skuadër.

Lexo po ashtu Mason Greenwood publikon detajet e largimit nga Manchester United

“Shumica dërrmuese e njerëzve nuk mendojnë se ai duhet të luajë përsëri për klubin” , ka thënë një anëtar i stafit për mediumin.

“Ne ishim duke e menduar edhe futjen në grevë, nëse ai (Greenwood) rikthehej në ekip”.

Pak çaste më parë u bë e ditur se sulmuesi anglez nuk do të rikthehet në ekip dhe tashmë rrugët janë ndarë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version