Malisheva ka fituar 6-0 ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kjo ishte fitorja më e thellë e malishevasve në këtë sezon, duke shfaq një formë të mirë aktuale.
Pas ndeshjes, ndihmëstrajneri i Malishevës, Petrit Rushiti ka thënë se futbollistët kanë dhënë gjithçka që kanë pasur në përballje ndaj Ferizajt.
Ai deklaroi pas ndeshjes se ata kishin udhëtuar vetëm për pikët e plota dhe janë të kënaqur që ia dolën të fitonin këtë takim.
Sipas Rushitit, kjo fitore i motivon ata të vazhdojnë të bëjnë edhe më mirë, pasi janë duke bërë një punë të madhe.
Më tej ai shtoi se lojtarët ende nuk janë përshtatur në taktikat e trajnerit Sami Sermaxhaj, po që janë duke punuar shumë për të kompozuar situatën. /Telegrafi/