Site icon Telegrafi

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Avokatja Emira Gavazaj-Gashi tha se ka gra që pasi e paraqesin rastin e dhunës familjare, pas një dite i kërkohet të tërhiqet.

”Shumë gra i paraqesin rastet dhe ndodh që nesër ose pasnesër kërkon të tërhiqet, duke mu lutur, të lutem avokate le të del nga burgu po du me u pajtu”, tha Gavazaj-Gashi.

Ajo tha se ende në mesin e shoqërisë sonë ekziston çështja e mendimit patriarkal, për çka tha se duhet të fillojë nga gjeneza e kësaj për t’i parandaluar rastet e shumta të dhunë familjare.

”Çështja e mendimit patriarkal është ende këtu në thelbin e shoqërisë sonë në mentalitetin tonë. Këtu është krejt esenca nëse flasim se si duhet të parandalojmë dhe si ti ndryshojmë duhet të nisemi nga atu ku është gjeneza. Gjeneza është  pikërisht këtu duhet të largohemi nga këto bindje, dhe bindja fillon nga vet personi nga familja”, tha Gavazaj-Gashi, për RTV21.

Duke folur për rastet që ajo i trajton sa i përket dhunës familjare, Gavazaj Gashi tha se shihet ende që gruaja trajtohet si ”pronë e burrit”.

”Ende nuk trajtohemi si qenie e barabartë, edhe arsyet bazë kur i dëgjon me vëmendje, kanë me qenë aty tek ideja e komandimit të burrit karshi gruas”, tha ajo.

Avokatja tutje ka shtuar se ”Jemi ende në fazën ku konsiderohemi si pronë dhe si grua që nuk duhet të marrë pjesë në vendim marrje në familje”.

 

Exit mobile version