Site icon Telegrafi

“A do të luftonit nëse në vendin tuaj do të ketë luftë” – 79 për qind e kosovarëve shprehen të gatshëm

Foto: Arkiv

Instituti Gallup, së fundmi ka realizuar një hulumtim lidhur me atë se sa janë të gatshëm qytetarët e një vendi të caktuar të luftojnë në rast se do të kishte luftë.

Për këtë janë pyetur edhe qytetarët e Kosovës. Në pyetjen se “nëse ka luftë në të cilën do të përfshihej edhe shteti juaj, a do të luftonit për vendin tuaj?”, 79 për qind e qytetarëve janë shprehur të gatshëm që të luftojnë.

14 për qind janë përgjigjur me “jo” dhe 7 për qind me “nuk e di”.

Lexo po ashtu "Nëse do të kishte luftë" - 34 përqind e qytetarëve do të luftonin për RMV-në, 51 përqind jo

Në Shqipëri 60 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do të luftonin, kurse në Maqedoninë e Veriut janë përgjigjur me po 34 për qind e të anketuarve.

Anketa është realizuar në 45 vende në botë, ndërsa janë intervistuar gjithsej 46.138 persona, nëpërmjet telefonit, online si dhe fizikisht, në periudhën prej tetorit deri në dhjetor 2023.
Marzha e gabimit për anketën është midis +3-5% në nivelin 95% të besimit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version