Një video shokuese po qarkullon në internet, ku shfaqet momenti kur një grua lëshon në tokë fëmijën e saj, në mënyrë që të përfshihet në një rrahje brutale.
Vajza e vogël hedhet në tokë, kur një rrahje shpërthen mes nënës së saj dhe një gruaje tjetër pranë një shtëpie në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.
Pas një bisede të nxehtë, dy gratë kacafyten në prezencë të disa njerëzve duke e goditur njëra-tjetrën pamëshirshëm.
Në këtë përleshje që ka tmerruar prindërit në mbarë botën, fëmija goditet në shpinë, por nuk shihet qartë nëse goditet edhe në kokë.
Derisa fëmija hidhet në tokë, nëna e saj mendonte se do të jetë më mirë të përfshihet në rrahje sesa të kujdeset për fëmijën e saj. /Telegrafi/