Telegrafi

Të luash me zjarrin! Ky burrë i afrohet aq shumë llavës për të filmuar shpërthimin vullkanik në Islandë – pavarësisht paralajmërimeve për gazin toksik ‘kërcënues për jetën’

Disa pamje dramatike afër një shpërthimi vullkanik në Islandë tregojnë një burrë shumë afër shpërthimit, pavarësisht paralajmërimeve se ai po nxjerr “ndotje gazi toksik kërcënues për jetën”.

Vullkani, i cili ndodhet në malin Fagradalsfjall, filloi të shpërthejë të hënën pas aktivitetit të shtuar sizmik në zonë, përcjell Telegrafi.

Lava ka rënë në mënyrë gjarpërore poshtë anës së malit, i cili është vetëm 30 kilometra nga aeroporti kryesor i vendit në Keflavik.

Banorët në gadishullin e afërt Reykjanes janë mbyllur në shtëpitë e tyre këtë javë dhe u është kërkuar të flenë me dritaret e tyre të mbyllura dhe të fikin ventilimin për shkak të rrezikut të gazit toksik vdekjeprurës.

Por paralajmërimet nga policia dhe sinoptikanët nuk i kanë penguar disa që t’i afrohen rrezikshëm kësaj zone.

Një aventurier i quajtur Emin Yogurtcuoglu, një ekspert dhe fotograf i vetë-përshkruar i jetës së egër, postoi pamje mahnitëse të tij duke qëndruar drejtpërdrejt përballë llavës që po lëshohej në natën e parë pas shpërthimit.

I pajisur me kamera, një trekëmbësh dhe dylbi, ai qëndron përballë llavës me krahët e shtrirë. /Telegrafi/