Disa pamje dramatike afër një shpërthimi vullkanik në Islandë tregojnë një burrë shumë afër shpërthimit, pavarësisht paralajmërimeve se ai po nxjerr “ndotje gazi toksik kërcënues për jetën”.
Vullkani, i cili ndodhet në malin Fagradalsfjall, filloi të shpërthejë të hënën pas aktivitetit të shtuar sizmik në zonë, përcjell Telegrafi.
Lava ka rënë në mënyrë gjarpërore poshtë anës së malit, i cili është vetëm 30 kilometra nga aeroporti kryesor i vendit në Keflavik.
Banorët në gadishullin e afërt Reykjanes janë mbyllur në shtëpitë e tyre këtë javë dhe u është kërkuar të flenë me dritaret e tyre të mbyllura dhe të fikin ventilimin për shkak të rrezikut të gazit toksik vdekjeprurës.
Por paralajmërimet nga policia dhe sinoptikanët nuk i kanë penguar disa që t’i afrohen rrezikshëm kësaj zone.
Një aventurier i quajtur Emin Yogurtcuoglu, një ekspert dhe fotograf i vetë-përshkruar i jetës së egër, postoi pamje mahnitëse të tij duke qëndruar drejtpërdrejt përballë llavës që po lëshohej në natën e parë pas shpërthimit.
I pajisur me kamera, një trekëmbësh dhe dylbi, ai qëndron përballë llavës me krahët e shtrirë. /Telegrafi/