Site icon Telegrafi

Të luash do të thotë të jetosh

Burbuqe Gashi
Pedagoge
Kopshti i fëmijëve “Engjulli”
Tel. 045 444 315

Nuk është shumë thelbësore që lodrat të jenë të qëllimshme, pasi fëmijët i shpikin vetë ato. Gjithsesi, lodrat e mirëndërtuara mund të ofrojnë stimuj për të eksploruar dhe zbuluar gjëra të reja.

Mjedis stimulues
Mënyra sesi i vendosni lodrat ndikon fuqishëm në përdorimin apo mospërdorimin e tyre. Hapësirat brenda një dhome për të kryer lojëra të caktuara janë gjithashtu ndihmuese. Në një cep mund të formohet zona e kukullave, ku shtrihen për të fjetur në darkë dhe zgjohen për të ngrënë mëngjes etj.

Kush e zgjedh lodrën (ju apo ai)?
Shumë prej jush mund të kenë provuar ndjenjën e fortë të frustrimit, kur pasi keni shpenzuar kohë dhe para për të zgjedhur lodrën më të bukur, më tërheqëse dhe formuese për fëmijën tuaj, ai të reagojë me indiferencë të plotë. Ndryshe nga ç’mund të mendoni, sa më e paformuar të jetë një lodër, aq më shumë i lë imagjinatës së fëmijës.

Siguria
Kur zgjidhni një lodër, duhet kontrolluar me kujdes për gabime të rrezikshme të prodhimit dhe që nuk ka ndonjë defekt. Të gjithë fëmijët, veçanërisht ata më të lëvizshëm, kanë tendenca për shkatërrim dhe eksplorim; sendet e vogla mund të hyjnë në gojën, veshët dhe sytë e tyre. Një rregull i thjeshtë është që asnjë pjesë e vogël të mos të jetë më pak se 4 centimetra.

Përshtatja me moshën

Një fëmijë shumë i vogël ka nevojë për lodra që nxisin të pesë shqisat. Lodrat e përshtatshme për një fëmijë nën një vjeç janë ato që krijojnë eksperienca lidhur me ngjyrat, format dhe materialet. Lodrat që bëjnë zhurma dhe reagojnë ndaj veprimeve, si raketë, i japin fëmijës një ndjesi kontrolli dhe nxisin zhvillimin e shprehive manipuluese (fizike) dhe koordinimit.

Njëvjeçarët pëlqejnë lojërat “futi brenda-nxirri jashtë”, kështu që ‘tullat’ me ngjyra forma dhe përmasa të ndryshme, gotat plastike. Lugët. Lodrat e banjës, rrathët që futen në pjesë vertikale druri dhe piramidat, të gjitha këto janë mjaft tërheqëse.

Rreth moshës dyvjeçare fëmijët fitojnë shprehitë e rrotullimit të ky, që bën të mundur që ata të hapin, zbërthejnë gjëra dhe të hapin dyert. Lodrat me kapakë që zbërthehen, tullat që ngulen tek njëra-tjetra, formueset me pjesë e forma të ndryshme, që përputhen vetëm me një vrimë, panelet me çekiç, janë të gjitha të përshtatshme.

Jepini kohë për të kuptuar
Mësojeni fëmijën tuaj të ndajë me të tjerët, por jini realistë: atij i duhet kohë për të kapur dhe përshtatur me idenë. Pra mos e sforconi shumë dhe as shumë shpejt. Të qortoni apo dënoni një fëmijë që refuzon të ndajë një objekt nuk bëni gjë tjetër veçse e lidhni më shumë me atë objekt. Më mirë i duhet shpjeguar fëmijës tjetër: "ai nuk do që ta ndajë me ty për momentin. Në fund të fundit është e drejta e tij, pasi e ka të veten”.

/Telegrafi/

Exit mobile version