Telegrafi

A do të luaj Ronaldo? Kjo është përgjigjja nga Zidane

Real Madridi është në garë për dy tituj të rëndësishëm, mirëpo ende duhet punë për t’i arritur ata.

‘Los Blancos’, janë në garë për fitimin e La Ligës, pasi ndodhen një pikë mbrapa Barcelonës dhe Atletico Madridit, ku me këtë të fundit do të përballen edhe në finalen e Ligës së Kampionëve.

Trajneri francez i Realit, Zinedin Zidane ka folur për dy titujt si dhe futbollistin e tij më të mirë, Cristiano Ronaldon

“Ronaldo është mirë dhe besoj se do të luajë. Po më pyesni sesi po e përgatis finalen e Ligës së Kampionëve dhe unë po iu them se mënyra më e mirë është të mendojmë për dy ndeshjet e mbetura në La Liga. Ndaj Valencias do të jetë e vështirë, por ne do të japim gjithçka, aq më tepër që luajmë në fushën tonë”, deklaroi Zidane.

“Deri tani nuk kemi fituar asgjë. Duhet të marrim maksimumin ndeshje pas ndeshjeje”.

“Kemi tre sfida për të zhvilluar para finales së Ligës së Kampionëve jam i përqendruar te takimet e La Ligas. Duhet të ruajmë ecurinë e 10 ndeshjeve të fundit. Futbollistëve të mi u kam thënë se duhet të besojmë përderisa jemi ende në lojë për titullin”, përfundoi francezi. /Telegrafi/