Telegrafi

Të lodhur nga vjedhja e qumështit në frigorifer nga kolegët tuaj? Disa shembuj si ta “mbroni” atë! (Foto)

Përveç pagesave të vonuara dhe thashethemeve tjera për njëri-tjetrin, pyetja se kush po e shfrytëzon qumështin tuaj në frigoriferin e zyrës është një nga çështjet më të diskutueshme në vendin e punës.

Dhe për ta mbrojtur atë, përcjell Telegrafi, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi të cilat thuhet se janë ndër mënyrat më të mira për të bërë një gjë të tillë.

Si ide gjithashtu është dhënë mënyra e të shkruarit të emrit të bosit tuaj në kutinë e qumështit.

Gjithsesi, siç thuhet më tej, kjo gjë nuk mund të zgjasë për kohë të gjatë, pasi që do të mund të kuptohet. /Telegrafi/