Site icon Telegrafi

Të lodhur nga peshkimi ilegal që u shkakton miliarda dollarë humbje – Indonezia konfiskon dhe shkatërron qindra anije – i fundosë me shpërthime të kontrolluara

Indonezia prej vitesh ka probleme me peshkatarë që vijnë në këtë vend nga e mbarë bota dhe peshkojnë ilegalisht në ujërat territoriale të Indonezisë.

Kështu autoritetet e vendit kanë ndërmarrë një strategji ndoshta paksa radikale, por shumë efikase: të konfiskojnë dhe shkatërrojnë të gjitha anijet e peshkatarëve ilegalë të cilat arrijnë t’i kapin në ujërat e tyre, transmeton Telegrafi.

Deri më tani ministrja indoneziane e Peshkatarisë, Susi Pudiastuti, ka urdhëruar që të konfiskohen dhe shkatërrohen më shumë se 170 anije nga shtete të ndryshme, që janë kapur duke peshkuar ilegalisht në ujërat e shtetit të saj.

“Ky veprim nuk ka të bëjë asgjë kundër cilido vend. Ka të bëjë kundër krimit”, ka porositur Pudiastuti.

Peshkimi ilegal po u kushton miliarda dollarë në vit, por ajo çfarë është më e rëndësishme po shkatërron ekosistemin e dikurshëm bregdetar dhe traditën e gjatë të peshkimit.

Kujtojmë që Indonezia është “shtëpia” e më shumë se 60 për qind të koraleve nëpër botë. Këto korale shërbejnë si “strehë” e mijëra llojeve të peshqve. /Telegrafi/

Exit mobile version