Telegrafi

“Të lodhur nga nxehtësia e madhe”, arinjtë futen në oborrin e një shtëpie private – futen në pishinë për t’u freskuar

Tre arinj “që kishin humbur rrugën” ishin futur në oborrin e një shtëpie private e cila kishte edhe pishinë, kështu kur panë ujin vendosën të futen në pishinë për t’u freskuar paksa.

Arinjtë me sa duket e kishin të nxehtë, pasi që në momentin që e panë pishinën menjëherë u futën në ujë për të notuar,  transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar tre arinjtë duke shëtitur fillimisht në oborr të shtëpisë, për të vazhduar më pas drejt pishinës.

Videoja është publikuar në YouTube, megjithatë nuk dihet se në cilën vend ka ndodhur kjo ngjarje e pazakontë. /Telegrafi/