Një çift që hoqën dorë nga jeta në Londër për të udhëtuar nëpër Mbretërinë e Bashkuar me minibusin e tyre të rinovuar, kanë zbuluar se si kanë arritur të shkurtojnë shumat e borxheve nga 3,500 në muaj në vetëm 250 funte.
Charlie Osman, dizajner grafik dhe Josh Akhtar, vendosën të heqin dorë nga ideja që të paguajnë 1.600 funte në muaj qira për studion dhe apartamentin e tyre në Londër – për një minibus të markës Mercedes-Benz të cilin e blenë për vetëm 4.500 funte, transmeton Telegrafi.
Ata i shpenzuan 15.000 funte për ta rinovuar dhe shndërruan mjetin motorik në një shtëpi në rrota, brenda të cilit ekziston kuzhina, dhoma e gjumi dhe hapësira për qëndrim ditor.
Ata punojnë si “freelance” nga minibusi i tyre dhe atë vetëm tri ditë në javë, e ditët tjera i kalojnë duke udhëtuar dhe bërë kampingje nëpër Britani të Madhe. /Telegrafi/