Boeing po zhvillon një projekt rreth një avioni ushtarak hipersonik që mund t’i “sillet globit për tri orë” dhe është i aftë për të goditur objektivat, pesë herë më shpejtë se shpejtësia e zërit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mjeti konceptual i fshehur, i cili është llogaritur si një pasues i mundshëm i aeroplanit legjendar Blackbird SR-71, mendohet të jetë emërtuar me emrin “Valkyrie II”.
Siç thuhet më tej, Boeing zbuloi për herë të parë një model koncept për sulme me shpejtësi të lartë muajin e kaluar, por një hulumtues i lartë në kompani ka zbuluar detaje të reja.
Bëhet fjalë për Kevin Bowcutt, anëtar i lartë teknik i hipersonikës në Boeing Research & Technology, i cili pretendon se avioni – i quajtur ndryshe si ‘Biri i Blackbird’ – do të udhëtojë më shumë se dyfishi i shpejtësisë së një plumbi.
Në një video në Facebook, Bowcutt tha: “Është dy herë e gjysmë më i shpejtë se plumbi. Është më shumë se dy herë më i shpejtë se Conkorde”.
Një model koncept u zbulua fillimisht nga Boeing në një forum të Institutit Amerikan të Aeronautikës dhe Astronautikës SciTech në Orlando, Florida në janar.
Megjithëse kompania ende nuk i ka dhënë dritën e gjelbër projektit, ai tha në konferencë se një e tillë, mund të ndërtohet në 10-20 vitet e ardhshme. /Telegrafi/