Juraj Kucka është kthyer në stërvitje, mirëpo ai ka vazhduar me programin individual të rikuperimit.
Futbollisti sllovak nuk luan qe dy javë si pasojë e një lëndimi që e pësoi gjatë parapërgatitjeve për ndeshjen kundër Chievos.
“Juraj Kucka është kthyer në stërvitje sot (e mërkurë) duke iu nënshtruar një programi të personalizuar”.
“(Alessio) Romagnoli dhe (Riccardo) Montolivo janë angazhuar lehtësisht, derisa (Gianluigi) Donnarumma e ka pasur pushim”.
“Alex dhe (Giacomo) Bonaventura janë stërvitur në palestër, ndërsa Luiz Adriano është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës deri në momentin e lojës me top, kur ka vazhduar parmes një angazhimi atletik”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/