Site icon Telegrafi

Të lënduarit në incidentin në Kërçovë, në gjendje stabile

Bartësi i listës së këshilltarëve të pavarur në Kërçovë, Alit Abazi, i cili mbrëmë u lëndua në incidentin e armatosur në Kërçovë, është operuar dhe është në gjendje stabile.

Përkrah tij, janë lënduar edhe shefi i kabinetit të tij Destan Abdiu dhe Shaban Dalipi, të cilët gjithashtu janë në spital, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndaj të lënduarve me armë zjarri ka gjuajtur A.A (58) nga Kërçova.

Policia pas incidentit menjëherë arrestoi sulmuesin, ndërsa sipas informacioneve të para motivi i incidentit ka fillur prej një procesi gjyqësor.

Për sot policia ka njoftuar se do të jep më shumë detaje./Telegrafi/

Exit mobile version